Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por dogji tokën e fqinjit, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por dogji tokën e fqinjit, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

13:24, 05/08/2023
A+ Aa A-

Një 50-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por për pasojë flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur tokën e fqinjit.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.D., banues në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Policia arreston një tjetër autor zjarrvënieje.

Ndezi zjarr për të djegur mbeturina dhe për pasojë dogji tokën e fqinjit, arrestohet 50-vjeçari.

Sapo u njoftuan se një shtetas kishte ndezur një zjarr në lagjen nr.8, zjarr i cili po dëmtonte tokat përreth, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit A. D., 50 vjeç, banues në Durrës.

50-vjeçari kishte ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave, dhe për shkak të përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe toke në afërsi, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco