DOSJA/ 'Gjoks e kry'/ Si informohej Pëllumb Gjoka për vrasjen e Gjin Ndojit

DOSJA/ 'Gjoks e kry'/ Si informohej Pëllumb Gjoka për vrasjen e Gjin Ndojit

11:50, 05/08/2023
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera përgjime nga dosja hetimore e SPAK, e cila çoi në pranga 6 persona dhe shpalli në kërkim 9 të tjerë në kuadër të operacionit të koduar METAMORFOZA.

Finalizimi i këtij operacioni u bë falë aplikacioneve SKY dhe ENCROCHAT, nga ku u zbuluan komunikime mes biznesmenëve, prokurorëve, oficerëve të lartë të policisë dhe grupeve kriminale mbi realizimin vrasjeve dhe planeve për atentate në vitet 2020-2021.

Njëra prej tyre është ekzekutimi i Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër, ku në dosje ka komunikime mes personave që e kanë kryer dhe mesazhet që vënë në dijeni biznesmenin Pëllumb Gjoka.

Denis Brajoviq – Behar Bajrit: Gjoks e kry, kapedan. M’u blloku, se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka.

Behar Bajri – Pëllumb Gjokës: U kry, tani presim atë tëndin, atë që deshti ai u kry. Gjinin deshti ai…

Pëllumb Gjoka: …Ok vëlla…, kjoft me Zotin, futja gjumit tani.

Po për këtë ngjarje, më pas biznesmeni flet me ish-shefin e hetimit të vrasjeve në Shkodër, Ardit Hasanbegaj, tashmë i arrestuar.

Pëllumb Gjoka: Çfarë ishte ajo e mbrëmshmja (vrasja e Gjin Ndoj).

Ardit Hasanbegaj: Nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllait, plus paska qenë kollarexhi.

Pëllumb Gjoka: Si duket si dorë?

Ardit Hasanbegaj: Ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë. Të vështirë do e kemi, por besoj do të nxjerrim diçka.

Pëllumb Gjoka: Lëreni në kollaren e vet.

Në dosjen voluminoze bie në sy se personat e vënë në hetim komunikojnë me kode si “Lopata”, “Kapedani”, “Kolombo”, “Dori”, “Daci”, “Denis” apo “V”, të cilat janë zbërthyer nga SPAK e cila lëshoi 15 urdhërarreste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco