Arrestimi i të dënuarit për vrasje në ’97, kishte ndërruar identitet e merrej me biznes

Arrestimi i të dënuarit për vrasje në ’97, kishte ndërruar identitet e merrej me biznes

10:56, 03/08/2023
A+ Aa A-

Gent Sherifi, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur në Tiranë në vitin 1997 është arrestuar nga policia italiane këtë të mërkurë.

Sherifi akuzohet për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri gjatë të shtënave me armë zjarri të ndodhura në Tiranë gjatë vitit 1997.

Sherifi tashmë 47 vjeçar, rezulton i dënuar me 13 vjet e 5 muaj burg nga gjykata  Tiranës për vrasjen e ndodhur 26 vite më parë. Vendimi i dënimit të tij është dhënë nga gjykata shqiptare më 26 korrik 2014.rtisement

47-vjeçari kishte ndërruar emrin dhe identitetin e tij para se të largohej nga Shqipëria, menjëherë pas vrasjes, duke fshirë pothuajse gjithçka nga jeta e tij e kaluar.

Në Torino ai kishte ndërtuar një jetë krejt tjetër: kishte hapur një kompani për rindërtimin e ndërtesave dhe bënte një jetë të rregullt, jashtë botës së krimit për plot 26 vite.

Pas shpalljes në kërkim dhe indicieve se personi i akuzuar për vrasje jetonte në Torino, ekipi i hetuesve italianë në bashkëpunim dhe me policinë shqiptare bënë të mundur arrestimin e 47-vjeçarit.

Policia ka zbuluar banesën ku jetonte Sherifi, por emri në zile nuk përputhej me atë të personit në kërkim nga autoritetet shqiptare. Por hetuesit nuk kishin më dyshime, njeriu që dilte çdo mëngjes për të shkuar në punë, që shoqëronte fëmijët në shkollë dhe kthehej në shtëpi në mbrëmje, ishte i njëjti që shfaqej në fotot e të kërkuarve nga autoritetet shqiptare për vrasje.

“Për gati tridhjetë vjet ndryshimi i identitetit e mbrojti dhe ishte i bindur se mund të vazhdonte të jetonte përgjithmonë në hije, larg hetuesve që e ndiqnin. Por hetimet janë duke u zhvilluar për të rindërtuar lëvizjet e tij në të gjithë vendin dhe për të sqaruar nëse dikush mund ta ketë ndihmuar atë të fshihej për dekada”, shkruan La Republica.

Gent Sherifi tashmë pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dhë dënimin e dhënë prej tij në vitin 2014.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco