Tritoli në Krujë/ Kush ishte shënjestra! Pronari i biznesit: S'kam konflikte

Tritoli në Krujë/ Kush ishte shënjestra! Pronari i biznesit: S'kam konflikte

09:53, 03/08/2023
A+ Aa A-

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mesnatën e së mërkurës në një lagje të Krujës.

Sipas informacioneve, mësohet se objektiv i këtij sulmi ka qenë dyqani me materiale ndërtimi në pronësi të shtetasit Ilir Suta.

Suta pas kamerave është shprehur se nuk ka pasur konflikte me askënd ndaj nuk ka asnjë emër të dyshuar.

Ndërkohë nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa njësi të tjera tregtare, me thyerje xhamash. Pritet që të merren në pyetje edhe pronarët e lokaleve aty pranë.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Krujë/ Informacion paraprak 

Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco