‘E goditur me thikë në bark dhe gjoks’/ Identifikohet 32 vjeçarja e gjetur e vdekur në Durrës

‘E goditur me thikë në bark dhe gjoks’/ Identifikohet 32 vjeçarja e gjetur e vdekur në Durrës

16:25, 02/08/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur nga vajza e cila u gjet pa shenja jete paraditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Në trupin e 32 vjeçares janë gjetur goditje me thikë, që i kanë shkaktuar vdekjen.

Sipas burimeve për SYRI-n, e ndjera është Luljeta Preza, e cila në momentin që kur ka shkuar grupi hetimor e ka gjetur me hemoragji të shumtë.

Të çarat janë konstatuar në gjoks dhe në bark.

Policia ndërkohë po kërkonte mjetin e krimit të përdorur ndaj 32 vjeçares, banuese në Sukth, Durrës, pasi dyshohet të jetë vrare nga ndonjë tutor i saj.

Durrës/ Informacion shtesë

Në lidhje me një informacion të dhënë paraditën e sotme, se rreth orës 10:35, në lagjen nr.13, Durrës, poshtë urës së Dajlanit, ishte gjetur pa shenja jete, një shtetase, ju informojmë se:

Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi i kësaj shtetaseje, konkretisht u gjet e pajetë shtetasja L. P., 32 vjeçe, banuese në Sukth, Durrës.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës.

Deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.

Grupi hetimor vijon hetimet e thelluara për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti, si dhe për të përcaktuar autorësinë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco