VIDEO/ Lëvizte me pistoletë në makinë, arrestohet shoferi bashkë me pasagjerin

14:00, 31/07/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 33 vjeçar në Vlorë pasi lëvizte me pistoletë në automjet.

Gjithashtu u arrestua dhe pasagjeri në këtë automjet, për moskallëzim të krimit.

Njoftimi i policisë/ Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Friends”, sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak.

Lëvizte me pistoletë në automjet, kapet në flagrancë dhe arrestohet 33-vjeçari.

Në pranga edhe pasagjeri në këtë automjet, për moskallëzim të krimit.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve gjatë sezonit turistik, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata qarkullojnë, kontrolle këto të mbështetura nga inteligjenca policore dhe nga bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Friends”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. M., 33 vjeç dhe O. C., 33 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte shtetasi A. M. dhe ku ishte pasagjer shtetasi O. C., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe disa fishekë luftarak që dyshohet se i përkitnin shtetasit A. M.

Ndërkaq, shtetasi O. C. u arrestua pasi dyshohet se duke patur dijeni, nuk ka kallëzuar për posedimin e kundërligjshëm të armës së zjarrit dhe municionit luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco