VIDEO/ U dhunuan nga gardisti i Nikollës/ Kaçi: Do ketë përshkallëzim

10:14, 31/07/2023
A+ Aa A-

Paulin Kaçi, një nga të dhunuarit nga familja Nikolla në Hamallaj, ka treguar se si ndodhi ngjarja. Ai tregoi se familja Nikolla kërkon rrugë në oborr të shtëpisë së tyre dhe kërkoi që shteti të ndërhyjë, para se konflikti të përshkallëzohet.

I dhunuari tha se vëllezërit Nikolla i bënë pritë të atit, Pjetër Kaçi, duke i thënë se “ky vend do të lahet me gjak” dhe kërkuan që djemtë e tij të dilnin jashtë. Në atë moment, sipas tij, vëllezërit Nikolla morën shkopa bejsbolli e filluan duke qëlluar. Më pas, Martin Nikolla, punonjësi i Gardës dhe shoferi i Lindita Nikollës, ka marrë armën dhe ka qëlluar.

“Kanë qenë 4 vëllezërit Nikolla, me gratë, më pas kemi ardhur ne. Ata vijnë këtu na ofendojnë, duke bërë të fortin”, tha ai.

“Babai im ka qenë duke çuar bagëtinë në parcelë. I kanë dalë para dhe i kanë thënë pse sheh nga ne. Arbeni i ka dalë përpara dhe i ka thënë do lahet me gjak ky vend. Ka dalë dhe nëna ime për të mos i lënë të bëjnë debat.

Ata kanë thënë duam çunat. Dolëm ne, filloi konflikti, morën shkopa bejsbolli e filluan duke qëlluar. Ata kanë pritur që të ishim ne. Aty nisi konflikti, shkuan e morën armën, qëlloi në oborr të shtëpisë nga ne. Fati jonë që nuk kemi pasur lëndime. Konflikti ka nisur dhe për këtë rrugë sepse ka pasur një genplan që ma kanë lënë shtëpinë pa oborr fare.

Ky komshi këtu ka letra e të gjitha, e ne të mos na i japin është e padrejtë. I bëj thirrje Edi Ramës. Ata më kërkojnë rrugë në oborr të shtëpisë, kjo nuk pranohet dhe do ketë përshkallëzim nëse nuk merr shteti masa. Rrugën e kanë para banesës, kërkojnë dhe rrugë në derë të shtëpisë sime.

Ne ishim duke u zënë, kur njëri vëlla ka shkuar ka marrë armën dhe ka qëlluar. Kanë qenë 4 vëllezërit Nikolla, me gratë, më pas kemi ardhur ne. Ata vijnë këtu na ofendojnë, duke bërë të fortin”, tha Kaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco