Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Itali/ U godit javë më parë nga shqiptari Haxhi Çollaku, zgjohet nga koma karabinierja

Itali/ U godit javë më parë nga shqiptari Haxhi Çollaku, zgjohet nga koma karabinierja

10:53, 30/07/2023
A+ Aa A-

Padova, Itali- Është zgjuar nga koma karabinierja që u godit me makinë disa javë më parë nga shqiptari Haxhi Çollaku.

Por mediat italiane shkruajnë se gjendja e saj shëndetësore vazhdon të jetë e rëndë.

 Prokurori publik do të shkojë në spital për ta dëgjuar, 37 vjeçaren sapo ta lejojnë kushtet psiko-fizike, vazhdojnë më tej mediat italiane.

37-vjeçarja ka pësuar trauma shumë të rënda, aq sa rrezikonte të vdiste dhe prognoza mbetet konfidenciale. 

Në përplasjen mes makinës së shërbimit dhe makina 'Skoda' të Çollakut, 37 vjeçarja ka pësuar dëmtime të thella në të dyja këmbët aq sa i detyroi mjekët të merrnin vendimin e vështirë,  amputimin e tyre. 

Kujtojmë që Haxhi Çollaku më 14 Korrik kishte shkuar në banesën e ish-gruas e cila kishte urdhër mbrojtje.

Ajo njoftoi policinë.

Kur u duk se karabinierët e kishin bindur të largohej, Çollaku përplasi me makinë karabinieren dhe tentoi ta godiste me thikë.

Por kolegu i patrullës e qëlloi katër herë me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen.

Nga autopsia është zbuluar se ndaj shqiptarit u qëllua një herë në këmbë dhe dy herë në bark. Këto plumba e shpuan trupin e shqiptarit, ndërsa u qëllua edhe një plumb i katërt, gëzhoja e të cilit mbeti në trupin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco