Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

'E qëlloi nga një distancë e afërt'/ Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Luiza Mullallit

'E qëlloi nga një distancë e afërt'/ Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Luiza Mullallit

09:50, 30/07/2023
A+ Aa A-

Kanë dalë në dritë disa detaje në lidhje me vrasjen e 46 vjeccares  Luiza Mullolli ng bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli.

Burimet bëjnë me dije se viktima është goditur me armë zjarri nga një distancë e afërt, ndërsa njëri prej plumbave e ka prekur në pjesën e kraharorit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Aktualisht grupi hetimor po vijon ekspertizën e plumbit për të konfirmuar armën e përdorur, ndërsa autori i identifikuar si Gjergji Mullalli (bashkëshort) i viktimës ende është në arrati.

Gjatë kohëve të fundit çifti kanë pasur debate me njëri-tjetrin, ku viktima ishte e pajsur me urdhër mbrojtje ndërsa shkak është bërë divorci i kërkuar prej saj.

Policia aktualisht ka ngritur pika kontrolli në hyrje e dalje të qytetit, ndërsa mbrëmjen e shkuar në komisariat u shoqëruan disa persona, familjarë të çiftit. Ata janë pyetur nëse kanë dijeni për konfliktin në familje, ndërsa më pas janë lënë të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco