Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

EMRI/ 57 vjeçari shqiptar kapet në fermën e kanabisit në Angli, ja çfarë deklaroi para gjykatës

EMRI/ 57 vjeçari shqiptar kapet në fermën e kanabisit në Angli, ja çfarë deklaroi para gjykatës

08:35, 30/07/2023
A+ Aa A-

Një fermë kanabisi me më shumë se 350 bimë u zbulua në një shtëpi në Cardiff me një vlerë deri në 140,000 £. Gjithsej 11 dhoma në shtëpi ishin të dedikuara për funksionimin e rritjes së kanabisit.

Në pranga u vu Arjan Bilani, 57 vjeç, i cili u zbulua nga policia duke punuar si kopshtar fermën e kanabisit.

Kur u mor në pyetje nga policia, Bilani tha se kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nga Shqipëria një vit përpara arrestimit të tij dhe kishte grumbulluar një borxh prej 25,000 £ për ata që e sollën në vend. Ai pretendoi se ishte kërcënuar të punonte në fermën e kanabisit ose vajza e tij në Shqipëri do të dëmtohej.

Bilani më vonë u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit. Gjykata tha se ai nuk kishte precedent të mëparshëm kriminal.

Avokati i shqiptarit tha se klienti i tij donte të kthehej në shtëpi. Në përfundim Bilani u dënua me 8 muaj burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco