Aktori i mirënjohur Genc Fuga në gjendje të rëndë, e shoqja, Eni Jani, apelon për ndihmë

Aktori i mirënjohur Genc Fuga në gjendje të rëndë, e shoqja, Eni Jani, apelon për ndihmë

23:21, 29/07/2023
A+ Aa A-

Aktori i mirënjohur Genci Fuga, është duke kaluar një situatë të vështirë shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur, bashkëshortja e tij, Eni nëpërmjet një postimi në Instagram dhe Facebook. Eni Jani Fuga, shkruan se aktori ka pësuar një goditje në tru dhe është duke kryer një ndërhyrje.

Ajo kërkon ndihmën e punonjësve të RTSH-së dhe të kujtdo që mundet për të dhënë një kontribut prej 200 lekë të rinj, për të pasur mundësinë të mbledhë shumën prej 19 mijë euro, që nevojitet për të kryer operacionin.

Eni Jani Fuga: Nuk qenka e lehtë, por në këto momente e kam domosdoshmëri. Genci po kalon një periudhë të vështirë. Ka pësuar një goditje në tru dhe në këto momente po kryen ndërhyrje në spitalin amerikan. Do i lutesha, të gjithë punonjësve të RTSH nëse munden dhe kush mund të ofrojë një kontribut prej 200 lekë të rinj për të patur mundësinë të kem shumën 19 mijë euro të operacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Milena30/07/2023 00:35

Per gaforren rakacolli qeveria hajdute kishte euro. Per ata qe i kane dhene shoqerise momente gezimi me artin e tyre, heshtin. Sot degjuam qe nje djale te ri nuk e mjekuan per 6 dite se nuk kishte 5 miljon lek(te vjetra). E lane deri sa plaga i zuri krimba.

Milena30/07/2023 00:31

Shto koment

Denonco