VIDEO/ Djali i çiftit çiklist, trajneri: E kam 8 vite në ekip! I ati zihej gjithmonë me të ëmën

22:49, 29/07/2023
A+ Aa A-

Trajneri i ekipit të Çiklizmit Skënderbeu, ka treguar të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku Gjergji Mullalli vrau bashkëshorten e tij 46-vjeçare, Luiza Mullallin.

Ai ka treguar se djalin e çiftit në fjalë e ka pasur në ekip dhe ai i tregonte shpesh për problemet në familje mes të atit dhe të ëmës.

Sipas trajnerit, autori i krimit të rëndë ishte i sëmur psikik që kishte nevojë për kurim dhe i alkoolizuar.

Jam trajner i çiklizmit Skënderbeu dhe djalin e kësaj familjeje kam 8 vite që e kam në ekip. Është një çiklist shumë i mirë. Na tregonte që ziheshin gjithmonë i ati me të ëmën. Ai ishte i sëmurë psiqik, i thoja gjithmonë unë o Nuri kurojeni këtë se nuk është në rregull. Ai pinte. Fëmija sa herë shqetësime pati. Nuk e la njëherë të vinte në garë e të bënte një garë tamam. Gruaja ishte një grua e mrekullueshme. Xhelozia, ishin në prag divorci”, u shpreh trajneri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco