Trafik kilometrik në Qafë Thanë-Pogradec, përmbyset kamioni me benzin dhe shpërthen në flakë

17:17, 27/07/2023
A+ Aa A-

Përmbysja e një kamioni me benzin dhe marrja flakë e tij ka shkaktuar një trafik të rënduar në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec.

Mësohet se radhët janë kilometrike me mjete dhe kamiona që ngjiti Qafë Thanën, vijnë nga pika doganore apo edhe nga Pogradeci drejt Tiranës.

Zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve dhe hapjen e plotë të aksit rrugor.

Prrenjas/Informacion paraprak 

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas, shtetasi moldav A. B., duke drejtuar një autobot të ngarkuar me naftë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë autoboti është përmbysur, duke shkaktuar rrjedhje të naftës në rrugë.

Automjeti tip "Hyundai", që drejtohej nga shtetasi D. V., duke kaluar në këtë rrugë, për shkak të nxehtësisë së gomave, ka marrë flakë. 

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve, si edhe vijon puna për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe shkakun e marrjes flakë të automjetit "Hyundai".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco