Vatër e madhe zjarri në malin e Gjallicës në Kukës

Vatër e madhe zjarri në malin e Gjallicës në Kukës

21:16, 25/07/2023
A+ Aa A-

Një vatër e madhe zjarri është identifikuar në malin e Gjallicës në Kukës.

Zjarri ka rënë në lartësinë 2100 metra çka ka vështirësuar ndërhyrjen nga forcat e zjarrëfikse. Momentalisht flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej gati 5 hektarësh me pisha të larta halore.

Aktualisht asnjë forcë zjarrëfikse nuk ka shkuar në vendin ku kanë rënë flakët.

Vatra e zjarrit ndodhet në një terren të thepisur malorë e është e pa mundur ndërhyrja me automjete, vetëm punonjësit në këmbë mund të arrijnë për një distancë kohore prej tre orësh.

Mali i Gjalicës është pjesë e zonës së mbrojtur natyrore të Parkut Kombëtar Korab-Koretnik-Kallabak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco