Fiket zjarri në masivin pyjor të Peshtanit, 30 Ha tokë e djegur

Fiket zjarri në masivin pyjor të Peshtanit, 30 Ha tokë e djegur

10:23, 24/07/2023
A+ Aa A-

Situata në Fier me zjarret  është normalizuar pas shuarjes së flakëve në masivin pyjor me pisha në kodrat e Peshtanit. Zjarrfikësit e Fierit, Patosit dhe Roskovecit, së bashku me ndihmën e helikopterit, kanë arritur të kontrollojnë dhe të fikin zjarrin.

Situata ka qenë më kritike pasditen e djeshme pasi zjarri u riaktivizua dhe dolli jashtë kontrollit, dhe poshkonte drejt rrugës rurale Fier-Cakran. Për shkak dhe të terrenit të vështirë është ka ndërhyrë helikopteri për të ndaluar përhapjen e flakëve në masivin me ullinj.

Sakaq sipas drejtuesit të zjarrfikësit të Fierit, Zija Hyka, dëmi i shkaktuar në këtë zonë shkon në rreth 30 hektarë, kryesisht pyll pish dhe dushk.

Sot në masivin pyjor në Peshtan janë prezente rreth 40 forca të ushtrisë, 30 forca zjarrfikëse dhe 3 mjete monitorimi të situatës në të gjithë vijën e zjarrit. Drejtuesi i zjarrfikësit tregon se sot po bëhet e mundur fikja e vatrave të zjarrit të vogla, por që mund të riaktivizohen nga temperaturat e larta dhe era.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco