SYRI TV/ Fundjava në Vlorë me dyndje automjetesh, paralizohet qarkullimi në zonat bregdetare

SYRI TV/ Fundjava në Vlorë me dyndje automjetesh, paralizohet qarkullimi në zonat bregdetare

16:27, 22/07/2023
A+ Aa A-

Turistë vendas e të huaj janë dyndur në qytetin bregdetar të Vlorës gjatë fundjavës. Segmentet rrugore që të çojnë drejt bregdetit janë paralizuar nga lëvizja e shumtë e automjeteve, duke shkaktuar trafik të rënduar.

SYRI TV

Dyndja e madhe e pushuesve kryesisht përgjatë fundjavës por edhe turistët e huaj kanë bërë që intensiteti i automjeteve në qytetin bregdetar të Vlorës të shtohet ndjeshëm.

Numri i lartë i automjeteve drejtuar bregdetit të Vlorës ka bërë që shumë segmente rrugore të paaralizohen nga qarkullimi i rënduar dhe trafiku. Trafiku është përqendruar në akset kryesore nacionale të cilat të cojnë drejt bregdetit, duke filluar nga hyrja e Vlorës, aksi nacional Transballkanik, rruga Kosova, shëtitorja Lungomare dhe deri në Orikum. Qarkullim të shtuar të automjeteve ka edhe në rrugët që të cojnë drejt bregdetit të jugut, Llogora, Dhërmi, Palasë dhe deri në Himarë.

Vlora kryesisht përgjatë fundjavave ku ka edhe numrin më të lartë të turistëve, përballet me  trafik të rënduar. As by-passi i Vlorës por as aksi nacional i rrugës së Lumit, që lidhin qytetin ne bregdetin, pa patur nevojë të kalosh në Vlorë, nuk ja kanë dalë mbanë të pakësojnë dyndjen e automjeteve në qytet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco