Kapet te Tre Urat 35-vjeçari sllovak, tentoi të kalojë armë zjarri dhe kanabis drejt Greqisë

16:18, 22/07/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë së Përmetit ka rënë një i ri sllovak pasi u kap duke tentuar të kaloi drejt Greqisë 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.

35 vjeçari me iniciale L. D. është ndaluar duke kaluar pikën kufitare të Tre Urave me makinë.

Njoftimi i policisë/ Përmet/ PKK Tre Urat

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Policinë vendore, masa të shtuara gjatë sezonit turistik, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gate”, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.

Arrestohet në flagrancë 35-vjeçari (shtetas sllovak) që tentoi t’i kalonte armët dhe drogën, me automjet, drejt Greqisë. 

Shërbimet e Policisë Kufitare Tre Urat, Përmet, në kuadër të masave të shtuara për sezonin turistik dhe të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gate”.

Gjatë operacionit, në dalje të RSh-së, është kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjeti që drejtohej nga shtetasi L. D., 35 vjeç, banues në Sllovaki.

Gjatë kontrollit në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj drejtuesit, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një mjet prerës thikë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 35 vjeç, banues në Sllovaki.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco