EMRAT/ Aksidenti me 'Range Rover', shkon në dy numri i viktimave

EMRAT/ Aksidenti me 'Range Rover', shkon në dy numri i viktimave

09:44, 22/07/2023
A+ Aa A-

Një tjetër person ka humbur jetën nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e së premtes në fshatin Fortuzaj të Tiranës duke e çuar në dy numrin e viktimave.

Policia njoftoi se edhe Denis Çali, 33 vjeç, i cili fillimisht mbeti i plagosur nga kjo ngjarje, ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve.

Ai po udhëtonte së bashku me 26-vjeçarin Brusild Gjyla kur makina e tyre tip “Range Rover” ra në humnerë.

Gjyla humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, Brusild Gjyla, 26 vjeç, dhe Denis Çali, 33 vjeç, kanë ndërruar jetë”, njoftoi policia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco