Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

I vodhi një shumë parash një amerikani, në pranga 21-vjeçari në Shkodër

I vodhi një shumë parash një amerikani, në pranga 21-vjeçari në Shkodër

21:56, 20/07/2023
A+ Aa A-

Një 21-vjeçar është vënë në pranga pasi i vodhi një amerikani në Shkodër 27000 lekë të rinj

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas amerikan, se i kishin vjedhur një shumë parash, në rrugë, në qendër të qytetit, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. 

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe punës së organizuar është bërë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit G. B., 21 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vjedhje.

Ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur 27 000 lekë të rinj dhe 55€, shtetasit amerikan E. C., përkohësisht banues në qytetin e Shkodrës. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco