Zbardhet vrasja e Besnik Hidës/ Policia: Autorët Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Ardian Ahmetaj

10:51, 20/07/2023
A+ Aa A-

Në zbatim të programit të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për rihapjen e dosjeve të vjetra, me qëllim sigurimin e provave për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, pas një hetimi intensiv të kryer 8 muajit e fundit nga Sektori i Hetimit të Grupeve Kriminale në Drejtorinë e Hetimit të Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, si dhe pas një pune profesionale dhe hetimore të bërë në bashkëpunim me Prokurorinë, u arrit që të sigurohen prova ligjore dhe të dokumentohet autorësia e një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në Lushnjë, në vitin 2019.  

Në qytetin e Lushnjës, në lagjen “Skënder Libohova”, në një lokal, shtetas të armatosur dhe të maskuar kanë ekzekutuar me armë zjarri kallashnikov shtetasin Besnik Hida 40 vjeç, banues në Lushnjë.   

Si rezultat i provave të siguruara nga hetimi intensiv, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 16.07.2023, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për autorët e kësaj ngjarjeje, shtetasit:   

Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë, aktualisht i arrestuar në Greqi. Ky shtetas u arrestua në Janinë, në maj të këtij viti, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke. Pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë;   

Orgest Bilbili, 33 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë, aktualisht ndodhet në IEVP Drenovë, Korçë. Ky shtetas është dënuar me burgim të përjetshëm, në lidhje me një ngjarje të gjykuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ditën e djeshme, atij i është kominikuar masa e sigurisë, për vrasjen e ndodhur në vitin 2019.   

Ardian Ahmetaj, 49 vjeç, aktualisht ndodhet në burg, në Greqi, pasi është arrestuar në vitin 2020, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke. Ky shtetas është dënuar në vitin 2021, me 11 vjet burgim, nga Gjykata e Athinës, për armëmbajtje pa leje në rrethana rënduese, sipas Kodit Penal të shtetit grek. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco