U qëllua pasi bleu pijen freskuese në market, detaje nga vrasja e Lekstakajt

U qëllua pasi bleu pijen freskuese në market, detaje nga vrasja e Lekstakajt

08:14, 20/07/2023
A+ Aa A-

Nikolin Marku (Lekstakaj) është 43-vjeçari që ka mbetur i vrarë mesditën e sotme në Balldre të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, ai është qëlluar me armë zjarri menjëherë pasi ka dalë nga një market ku bleu një pije freskuese.

Në market s’ka pasur asnjë përveç shitëses. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Pistat e para lidhen me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, pra vrasje për motive gjakmarrje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco