Po vizitonin ‘Shpellën e Pëllumbasit’ dhe ranë në humnerë, Forcat Ajrore shpëtojnë turisten gjermane me dy fëmijë

Po vizitonin ‘Shpellën e Pëllumbasit’ dhe ranë në humnerë, Forcat Ajrore shpëtojnë turisten gjermane me dy fëmijë

21:13, 19/07/2023
A+ Aa A-

Një turiste gjermane me dy fëmijë të mitur janë shpëtuar nga forcat e ushtrisë pasi rrezikuan jetën dhe ranë në humnerë pranë malit të Dajtit.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet nga operacioni i shpëtimit, teksa shkruan se gruaja dhe dy fëmijët, kishin rrëshqitur dhe kishin rënë në humnerë, teksa po vizitonin si pjesë e një guide turistike shpellën e Pëllumbasit.

“Helikopteri Cougar u erdhi në ndihmë tre turistëve gjermanë, një grua dhe dy fëmijë, të cilët kishin rëshkitur dhe kishin rënë në humnerë, teksa po vizitonin si pjesë e një guide turistike shpellën e Pëllumbasit. Të tre shtetasit e huaj u dërguan për trajtim në spitalin e Traumës”, shkruan ministri Peleshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco