Kapet 1 kg kanabis në Tiranë, një person në pranga

Kapet 1 kg kanabis në Tiranë, një person në pranga

10:52, 19/07/2023
A+ Aa A-

Efektivët e Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, në bashkëpunim me sektorin e antidrogës kanë sekuestruar mbi 1 kg kanabis sativa.

Sipas burimeve për SYRI-n, një person ka rënë në pranga si posedues i lëndës narkotike.

Dyshohet se lënda narkotike do të ndahej në doza për t’u shpërndarë më pas në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Burimet thanë se shpërndarja nëpër shkolla ka qënë gjithashtu një tjetër objektiv.

Teksa 1 person ka rënë në pranga policia do të vijojë hetimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco