SYRI TV/ BKH kontroll në Gjirin e Lalëzit dhe Tiranë, kontroll edhe në shtëpinë e bashkëjetueses së Ahmetajt

14:37, 18/07/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka firmosur urdhër kontrolli për shtëpinë e Erjola Hoxhës në Lalëz, gruas me të cilën bashkëjeton ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.  Shtëpia e cila rezulton  në emrin e babait të saj është kontrolluar mëngjesin e kësaj të marte.

Prokuroria e Posaçme iu drejtua GJKKO-së pak ditë më parë me kërkesën për masën e sigurisë 'arrest me burg' ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, pas votimit të kërkesës për heqjen e imunitetit në Kuvend. Gjyqtari Erion Bani, ka marrë në dorë kërkesën e SPAK për ish-zv.kryeministrin, i cili është në hetim për korrupsion pasiv në 6 raste, fshehje pasurie dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë të pajisur tashmë me lejen nga Kuvendi për të ushtruar kontroll personal dhe kontroll banese ndaj Ahmetajt, i cili është arratisur jashtë shtetit pas njoftimeve se do të arrestohej. 

Krahas 3 banesave të kontrolluara më herët, vila në Hamallaj, vila në Palasë dhe apartamentit që ndodhet tek zona e Shallvareve në Tiranë, oficerët e BKH-së sot po kryejnë kontrolle edhe në banesa të tjera të ish-ministrit, të cilat nuk janë kontrolluar gjatë vendimit të mëparshëm, pasi Arben Ahmetaj ishte me imunitet. SPAK po e heton Ahmetaj, për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, dhe “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Në dosjen voluminoze krahas Ahmetajt, janë të përfshirë edhe të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco