SYRI TV/ Operacioni ‘Rrjeti’ në Elbasan, 54 të arrestuar. Në pranga Migen Kuçaj e Migel Balla

11:26, 16/07/2023
A+ Aa A-

Shkon në 54 numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Rrjeti” në Elbasan. Migen Kuçaj dhe Migel Balla janë vënë në pranga si pjesë e grupit që shisnin drogë.

SYRI TV

Vijon të rritet numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit Rrjeti në Elbasan. Sipas policisë mëngjesin e së dielës kanë rënë në pranga dhe Dy persona, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Në është vënë Migen Kuçaj dhe Migel Balla, të cilët ishin shapllur në kërkim, pasi gjykata kishte caktuar për ta masën arrest me burg. Duke e cuar numrin e të arrestuarve në 54.

Për Migen Kuçaj dhe Migel Ballën Gjykata në Elbasan ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ata akuzohen se janë pjesëtarë të një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave, veprimtari kriminale e cila u godit nga Policia e Elbasanit, më datë 29 qershor 2023, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar "Rrjeti".

Për këtë megaoperacion janë vënë në pranga 54 shtetas në total, si dhe janë sekuestruar sasi dhe doza të drogave të ndryshme, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash në valuta të ndryshme. Ndëkrohë që sipas bluve të ELbasanit hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë janë në vijim.

Gaz. M.Sejdini. Pamjet. Syri Tv. Mont. G.Zani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco