VIDEO/ Flakë e tym, digjet ‘BMW’ e kuqe te 'Pushimi i shoferit'

09:06, 16/07/2023
A+ Aa A-

Digjet një makinë tip ‘BMW’ në autostradën Lushnje-Fier. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur si ‘Pushimi i shoferit’ në Lushnje.

Makina me targa AA022CZ ka marrë flakë në ecje dhe drejtuesi, bashkë me dy familjare kanë dale jashtë fatmirësisht pa probleme.

Zjarri ka përfshirë makinën e kuqe, duke e djegur totalisht.

Sipas drejtuesit mjeti tip ‘BMW’ ishte me motor benzinë dhe i kishte dhënë shenjë defekti elektrik.

Zjarrfikësja ka ardhur në vendngjarje kur mjeti ishte i përfshirë totalisht nga flakët. Policia ka disiplinuar trafikun tepër të rënduar në këtë ditë pushimi.

Policia e Lushnjës/ Informacion paraprak

Rreth orës 08:05, në vendin e quajtur ‘Pushimi i shoferit’, në ecje e sipër, dyshohet për shkak të një defekti në mjet, ka marë flakë automjeti tip ‘Bmw’ me drejtues shtetasin A. B.

Nuk ka probleme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco