Tuneli i Komanit bllokohet nga protestuesit, policia u ka bllokuar mjetet lundruese

Tuneli i Komanit bllokohet nga protestuesit, policia u ka bllokuar mjetet lundruese

10:51, 15/07/2023
A+ Aa A-

Banorët e Komanit kanë bllokuar mëngjesin e së shtunës tunelin hyrës për në Koman në shenjë proteste pas bllokimit të mjeteve të tyre lundruese.

Të mërkurën policia e shtetit filloi me zbatimin e planit të koduar “Lundrimi i sigurt”, ndërsa u sekuestruan në liqenin e Komanit disa mjete lundruese të cilat përdoreshin për transport turistësh, por dhe për lëvizjen e banorëve të Komanit në drejtim të banesave të tyre, njofton Euronews.

Pas këtij aksioni banorët e Komanit dhe drejtuesit e bizneseve në luginën e Shalës protestuan në hyrje të bashkisë së Vaut të Dejës dhe kërkuan të priteshin nga kryetari i bashkisë Kristjan Shkreli.

Banorët shprehën shqetësimet e tyre duke theksuar se një aksion i tillë po dëmton shumë turizmin në luginën e Shalës.

Në përmbyllje Shkreli premtoi mbështetje maksimale për banorët ndërsa tha se mjetet e konfiskuara do T'u kthehen pronarëve.

Ky nuk është aksioni i parë në liqenin e Komanit pasi dhe 2 javë më parë u konfiskua nga policia e shtetit njëëtraget dhe 10 mjete të tjera lundrimi artizanale ndërsa poseduesit e mjeteve u ndëshkuan me gjobë në vlerën 10 mijë lekë të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco