Po transportonte 14 emigrantë/ Arrestohet në Gjirokastër 31 vjeçari nga Kosova

10:39, 13/07/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë së Gjirokastrës ka rënë një 31 vjeçar nga Kosova pasi u kap duke transportuar 14 emingratë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Sipas njoftimit të policisë është sekuestruar automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, një mjet prerës (thikë) që u gjet në këtë automjet, një shumë parash dhe 1 aparat celular. 

Njoftimi/ DVP Gjirokastër

Operacione të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Road Guard 67".   

U kap në flagrancë duke transportuar 14 emigrantë që kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 31-vjeçari kosovar.     

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, një mjet prerës (thikë) që u gjet në këtë automjet, një shumë parash dhe 1 aparat celular. 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Road Guard 67", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- D. B., 31 vjeç, banues në Kosovë.  

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Përmetit, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin tip "Mercedez Benz", 14 emigrantë nga vendet MENA, që kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me vendet e BE-së.

Gjatë kontrollit në automjet u gjet 1 armë e ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash, 1 aparat celular dhe automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. 

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco