Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

FOTO/ Rrumbullaku pret drejtuesin e Institucionit të Mbrojtësit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut, Itali

FOTO/ Rrumbullaku pret drejtuesin e Institucionit të Mbrojtësit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut, Itali

21:18, 12/07/2023
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku priti në takim, drejtuesin e Institucionit të Mbrojtësit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut, Itali.  

Mbrojtësi Kombëtar Mauro Palma shoqërohej nga drejtuesit e 4 sektorëve të ndryshëm të Institucionit të Mbrojtësit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut.    

Gjithashtu, të pranishëm në takim, Avokati i Popullit Erinda Ballanca dhe Komisioneri i Mekanizmit për Parandalimin e Torturës, Ahmet Prençi.      

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtuesi i Institucionit të Mbrojtësit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut, diskutuan mbi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve, me qëllim garantimin e zbatimit të të drejtave të qytetarëve shqiptarë dhe të atyre italianë, me fokus të drejtat e qytetarëve të akuzuar për vepra të ndryshme penale, atyre që janë në hetim, të miturve dhe të emigrantëve me qëndrim të parregullt, në Itali apo në Shqipëri.

Bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm duke qenë se Shqipëria dhe Italia janë vende fqinje dhe numri i shtetave shqiptarë në Itali, numri i turistëve italianë në Shqipëri, sasia e mallrave, produkteve dhe shërbimeve të shkëmbyera mes këtyre dy vendeve, janë mjaft të larta.

Avokati i Popullit Erinda Ballanca dhe Komisioneri i Mekanizmit për Parandalimin e Torturës  Ahmet Prençi, gjatë takimit, kanë  vlerësuar bashkëpunimin mes dy institucioneve, model i cili duhet ruajtur dhe përmirësuar edhe më shumë.    

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka shprehur z. Palma, gatishmërinë e institucionit që drejton, për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, si kusht i domosdoshëm për konsolidimin e demokracisë dhe për funksionimin e institucioneve bazuar në respektimin me rigorozitet të ligjit.

Njëkohësisht, Drejtori ka falënderuar Ballanca dhe Prençi, për mirëkuptimin dhe për bashkëpunimin bazuar mbi të vërtetën, dhe i ka siguruar ata se organizata e Policisë së Shtetit i ka primarë qytetarët dhe se është e angazhuar maksimalisht për të vepruar në zbatim të ligjit dhe të vlerave më të mira qytetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco