Tragjedia në plazhin e Vilë Bashtovës, përcillen në banesë të fundit babai dhe dy djemtë e mitur

Tragjedia në plazhin e Vilë Bashtovës, përcillen në banesë të fundit babai dhe dy djemtë e mitur

20:15, 10/07/2023
A+ Aa A-

Babai dhe dy djemtë e tij që u mbytën ditën e djeshme në plazhin e Vilë-Bashtovës janë përcjellë për në banesë të fundit. Tre pjesëtarët e familjes nga Tirana, 50 vjeçm 13 dhe 16 vjeç humbën jetën ditën e djeshme. Ceremonia mortore në pët ta u mbajt në orën 13:00 në Tiranë.

Tragjedia ndodhi mesditën e së dielës. 50-vjecari Elvis Halilaj ishte futur bashkë me dy djemtë e tij të mitur në det për tu larë në plazhin e Vilë Bashtovës, por fatkeqësisht u mbytën për shkak të detit me dallgë të larta. Një peshkatar i zonës i pajisur me një kajak por edhe me ndihmën e personave të tjerë që ndodheshin pranë, bënë të mundur nxjerrjen e tre trupave të pajetë nga uji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco