Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SARANDE/ Anija defekt ne det të hapur, tmerrohen turistët, fshihet ngjarja

22:37, 09/07/2023
A+ Aa A-

Ndërsa në plazhin e Vilboshtovë humbën jetën 3 pushues, duket se masat për parandalimin e këtyre ngjarjeve janë inegzistente. Mbrëmjen e djeshme, në Sarandë një anije turistike ka mbetur 300 metra larg bregut, me 50 pushues në bord. Anija e Agjencisë “Sipa Tours”, pasi u nis nga bregu pësoi defekt duke mbetur në det dhe errësirë totale. Në anije ishin fëmije e të moshuar, duke shkaktuar panik.

Duket se administratorët e anijes turistike, nuk kanë njoftuar as kapitanerinë e rojën bregdetare, e cila deri në nxjerrjen në breg të turistëve nuk u pa askund. Për të transportuar turistët nga anija e bllokuar në det, kompania përdori një varkë shpëtimi  duke bërë kalimin në det të turistëve nga anija ne varkën e shpëtimit. Pasi nxorën turistët në breg, fatmirësisht pa pasoja por të traumatizuar, administratorët e kompanisë u mjaftuan me shprehjen se “këto ndodhin” dhe ndaj mund të marrin pagesën e kryer.

E pikërisht këtu duket se qëndron një tjetër shkelje, pasi këto pagesa bëhen në informalitet të plotë, e pa faturë tatimore për personat. Por përderisa këto abuzime e tolerime bëhen në kryeqendrën e turizmit, duke se siguria e jeta e pushuesve mbetet në dorë te zotit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco