Humbi jetën babai me dy djemtë, ambulanca 1 orë e 30 minuta me vonesë, plazhi pa roje

Humbi jetën babai me dy djemtë, ambulanca 1 orë e 30 minuta me vonesë, plazhi pa roje

14:40, 09/07/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja dalin në pah nga ngjarja tragjike në plazhin Vilë-Boshtovë, në Kavajë, ku humbën jetën babai, 50 vjeç dhe dy djemtë e tij të mitur, 13 dhe 15 vjeç si pasojë e rrymave detare.

Dëshmitarët okularë kanë treguar se ambulanca ka mbërritur ne vendngjarje rreth një orë e gjysmë me vonesë, sakaq nuk dihet nëse tre viktimat kanë dalë nga deti me shenja jete apo jo.

Mësohet se nuk ka pasur roje bregdetare që të ndalonin pushuesit të hynin në det.

Policia e Kavajës/ Informacion paraprak

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjesëtarë të së njëjtës familje (shtetasi E. H., 50  vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga  Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por  të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco