EMRI/ Aksident me pasojë vdekjen në Sarandë, ndërron jetë ish kryekomunari

EMRI/ Aksident me pasojë vdekjen në Sarandë, ndërron jetë ish kryekomunari

11:21, 09/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident ne orët e para të mëngjesit është regjistruar në aksin Sarandë-Delvine.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00. Automjeti që drejtohet nga biznesmeni Irodhis Dalani, 61 vjeç, ish Kryetar i Komunës Livadhja është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar plagosjen e rëndë të Dalanit.

Pas transportimit në Spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë, Dalani është dërguar në Janinë ku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes. Dalani ushtronte veprimtarinë e prodhimit te djathit dhe kishte dalë herët për të mbledhur qumështin nga fermerët.

Image

Policia e Sarandës

Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit”, në Delvinë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. D., 61 vjeç, banues së Sarandë, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. B., 26 vjeç, banues në Delvinë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës, për të marrë mjekim.

Disa orë pas aksidentit, shtetasi I. D. ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej në Greqi, për mjekim më të specializuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi N. B.

Grupi hetimor vijon punën per sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco