Aksion nga Policia Kufitare, sekuestrohen 9 mjete lundrimi

11:15, 09/07/2023
A+ Aa A-

Policia Kufitare ka bllokuar 9 mjete lundruese pasi dyshohet se kanë mungesë në dokumentacionin përkatës.

Po ashtu janë ndëshkuar me masa të rrepta administrative ku përkatësisht u janë vendosur gjoba të majme

Njoftimi:

Departamenti i Policisë Kufitare

Vijojnë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të vendit, për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe të drejtimit të mjeteve lundruese.

Kontrollet, në kuadër të planit të posaçëm të masave, të hartuar dhe të monitoruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim mbarëvajtjen e plotë të sezonit turistik 2023.

✅Nga Sarandë në Durrës, bllokohen 9 mjete të tjera lundruese.

✅2 gomone dhe 1 Jet Ski u bllokuan në plazhin e Ksamilit, Potamit dhe në atë të Golemit, pasi u konstatuan duke lundruar në zona të ndaluara dhe për këtë shkak përbënin rrezik për pushuesit.

-Ndëshkohet me masë administrative 110 000 lekë të rinj drejtuesi i mjetit lundrues që u konstatua në paligjshmëri në Ksamil, ndërsa 2 drejtuesit e tjerë u ndëshkuan secili me 100 000 lekë të rinj. 

✅3 Jet Ski, 2 skafë dhe 1 gomone u bllokuan pasi pronarëve apo drejtuesve të tyre iu mungonin dokumentet që vërtetonin pronësinë për to apo dokumente të tjera që kërkon ligji, me qëllim lundrimin.

-Ndëshkohen me masa administrative 10 000-20 000 lekë të rinj, secili nga këta shtetas.

Shërbimet e Departamentit të Policisë Kufitare, në zbatim të planit të posaçëm të masave që ka ndërmarrë Policia e Shtetit, me qëllim kryesor, mbarëvajtjen e plotë të sezonit turistik, kanë vijuar kontrollet nga toka dhe deti, për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe të drejtimit të mjeteve lundruese, si dhe për të parandaluar ngjarjet me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të menjëhershme, u bllokuan 9 mjete të tjera lundruese, konkretisht:

-në plazhin e Ksamilit, u bllokua një mjet lundrues gomone, për shkak se lundronte tej zonës së lejuar për këtë veprimtari dhe si pasojë përbënte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve në këtë plazh. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj;

-në plazhin e Potamit, u bllokua një tjetër mjet lundrues gomone, për shkak se lundronte tej zonës së lejuar për këtë veprimtari, dhe si pasojë përbënte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve në këtë plazh. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj;

-në plazhin e Golemit, u bllokua një mjet lundrues argëtimi Jet Ski, pasi lundronte tej zonës së lejuar për këtë veprimtari, dhe si pasojë përbënte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve në këtë plazh. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj;

-në plazhe të ndryshme në juridiksionin e DVKM Vlorë, u bllokuan 3 mjete të tjera lundruese argëtimi Jet Ski dhe 1 gomone, pasi drejtuesit e tyre ishin të papajisur me dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Secili nga këta shtetas u ndëshkua me masë adiministrative 10 000 lekë të rinj;

-në portin e Durrësit, u bllokuan 2 mjete lundruese skafë, pasi drejtuesit e tyre kishin tejkaluar afatin për regjistrimin e pronësisë për këto mjete, sipas përcaktimeve ligjore. Secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese, u ndëshkua me masë adiministrative 20 000 lekë të rinj.

🚨Monitorimi i hapësirës detare vijon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco