EMRAT/ Sillen me pranga 4 shqiptarë të dënuar, një shqiptar dërgohet në Spanjë

EMRAT/ Sillen me pranga 4 shqiptarë të dënuar, një shqiptar dërgohet në Spanjë

16:32, 04/07/2023
A+ Aa A-

Ekstradohen nga Greqia, Gjermania, Italia dhe Spanja, drejt Shqipërisë, 4 persona që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale. 

Gjithashtu, ekstradohet nga Shqipëria drejt Spanjës, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve. 

Njoftim i Policisë së Shtetit:

Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në shtetet ku ata kanë kryer veprat penale, është bërë i mundur ekstradimi i 5 shtetasve, konkretisht:  

-është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi Enver Hysa, 58 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale ‘Dhuna në familje’, pasi në vitin 2016, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre;

-është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, shtetasja kosovare Emine Murriqi, të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave’’, pasi në vitin 2016, në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin, duke përdoruar dokumente të falsifikuara; 

-është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi A. D., 29 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Vrasja me dashje’ mbetur në tentativë dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, pasi në vitin 2022, në aksin rrugor Shupenzë - ura e Topojanit, është përfshirë në një konflikt me armë zjarri, me një shtetas tjetër; 

-është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasi F. D.(D.), 33 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Plagosja e rëndë në kushtet e tronditjes së fortë psikike’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, pasi në vitin 2022, në ambientet e një hoteli, në Durrës, ka plagosur rëndë me armë zjarri, të dashurën e tij.    

Gjithashtu, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Spanjës, shtetasi G. P. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, Spanjë, pasi Gjykata Qendrore në Madrid, me vendimin e datës 01.02.2023, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar për këtë shtetas, për veprat penale ‘Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin dhe kultivimin e narkotikëve’ dhe ‘Vjedhja e energjisë elektrike’, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Ky shtetas dyshohet se në vitin 2020, në Spanjë, ka qenë pjesë e një grupi kriminal dhe ka kultivuar një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike, në ambiente të mbyllura, duke vjedhur energjinë elektrike. 

Ekstradimet e këtyre shtetasve janë rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, Interpol Romën, Interpol Madridin dhe Interpol Wiesbaden.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco