Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Bie nga kati i tretë i pallatit, humb jetën tragjikisht 26-vjeçari në Ferizaj

Bie nga kati i tretë i pallatit, humb jetën tragjikisht 26-vjeçari në Ferizaj

09:33, 03/07/2023
A+ Aa A-

Një 26-vjeçar ka humbur jetën në Ferizaj të Kosovës, pasi ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një pallati.

I riu ka vdekur në vendin e ngjarjes. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes të ndodhur mbrëmë, 2 korrik rreth orës 19:45.

Mbrëmë, rreth orës 19:45 kemi pranuar një informatë se në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj një person R.K ( M/K) 26 vjeçar ka rënë nga terasa katit të III-tê të një obkekti banesor në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.

Veç policëve të rendit në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet.

Nga hetimet e para mësohet se viktima derisa ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokë. Janë njoftuar edhe Inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco