Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

U përplas me autobusin e ‘Unazës’/ Arrestohet drejtuesi i motorit, s’kishte patentë dhe lëvizte në sens të kundërt

U përplas me autobusin e ‘Unazës’/ Arrestohet drejtuesi i motorit, s’kishte patentë dhe lëvizte në sens të kundërt

09:19, 03/07/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi i motorit që u përplas të dielën me autobusin e linjës së Unazës është arrestuar nga policia pasi nuk kishte leje drejtimi dhe ishte në sens të kundër të lëvizjes. Nga përplasja e djeshme, mbeti i plagosur një 12 vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në motor.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin H. Gj., banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco