Sekuestrimi i vilës në Palasë, Ahmetaj rekurs në Gjykatën e Lartë

Sekuestrimi i vilës në Palasë, Ahmetaj rekurs në Gjykatën e Lartë

14:11, 29/06/2023
A+ Aa A-

Avokatët e ish zv kryeminsitrit Arben Ahmetaj, Ardian Vishaj, Henrik Ligori dhe të ish-bashkëshortes së tij, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për sa i përket sekuestros së vilës në Palasë.

Kërkesës i është bashkuar edhe shtetasja zvicerane përmes avokatit të saj, emri i të cilës rezulton si pronare e vilës në Palasë. Bëhet fjalë për kundërshtimin e urdhrit të gjykaktës se Posaçme të Apelit dhe të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që lanë në fuqi masën e sekuestros.

Në rekursin e avokatëve theksohet se sekuestroja është bërë mbi baza ligjore të pasakta duke shtuar se nuk është në pronësi të Ahmetajt dhe as e ish-bashkëshortes së tij, pasi e kanë patur thjeshtë në përdorim. Më herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e heqjes së sekuestros së vilës në Hamallaj që është në emër të bashkëjetueses së Arben Ahmetajt, Erjola Hoxhaj. Kujtojmë se një javë më parë, ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj u pyet për 6 orë nga prokurorja Enkeleda Millonaj dhe agjentë të BKH-së në lidhje me hetimet e nisura ndaj tij për 4 vepra penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco