Prishi qetësinë publike dhe kundërshtoi me forcë punonjësin e Policisë, arrestohet 45-vjeçari në Gjirokastër

Prishi qetësinë publike dhe kundërshtoi me forcë punonjësin e Policisë, arrestohet 45-vjeçari në Gjirokastër

13:52, 29/06/2023
A+ Aa A-

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Gjirokastër, pasi akuzohet se prishi qetësinë publike dhe kundërshtoi me forcë efektivin e Policisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se në lokalin e tij në zonën muzeale, vendoste muzikë të lartë.

Njoftimi:

Gjirokastër-Prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë, pas mesnate, në lokalin e tij në zonën muzeale, si dhe kundërshtoi me forcë punonjësin e Policisë që ndërhyri për të ndaluar ndotjen akustike, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari.

Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në kuadër të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, ditën dhe natën, për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, kanë konstatuar se në lokalin në pronësi të shtetasit M. Sh., në zonën muzeale të qytetit, ishte vënë muzikë e lartë, pas mesnate, zhurmë e cila përbënte shqetësim për banorët dhe për turistët.

Menjëherë pas konstatimit, njëri nga punonjësit e Policisë ka ndërhyrë me qëllim ndërprerjen e zhurmës.

Shtetasi M. Sh., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, nuk ka pranuar ta ndalojë muzikën dhe ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë që ai të mos kryente veprimet e mëtejshme procedurale. Ky shtetas u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë, për paligjshmëritë e kryera.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje që gjeneronin muzikën

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim L. T., 39 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, pasi më datë 09.06.2023, u konstatua duke transportuar me automjet, emigrantë nga vendet e treta. 39-vjeçari i ndaluar, më 9 qershor, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësinë e automjetit që drejtonte dhe ka mundur të largohet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco