40 të arrestuar në Elbasan

40 të arrestuar në Elbasan

10:47, 29/06/2023
A+ Aa A-

Hetimi disa mujor i nisur nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit ka zbuluar rrjetin e shpërndarësve të drogës.  Burime bëjnë me dije se deri me tani ka mbi 40 persona të arrestuar mes tyre ka edhe persona me precedent penal dhe të shkuar kriminale. Ndërkohë numri mund të rritet. Burimet thonë se grupet shpërndanin lëndë narkotike nisur nga drogërat e lehta deri tek më

Të fortat si heroina e kokaina.  Ndërkohe që hetimi ka nisur brenda qytetit të Elbasanit më pas në rrjetën e përgjimeve kanë dalë dhe persona dhe grupe të cilat operonin dhe në zona e fshatra përreth Elbasanit. Mes 50 urdhër arresteve është dhe emri i të shumëkërkuarit Talo Çela. Ndërkohë që kontrollet e banesave dhe verifikimeve ka nisur që mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të mëngjesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco