Rektorja në kërkim për ryshfet, kreu i sindikatës së punonjësve të Universitetit të Shkodrës: Duhet ndërhyrje urgjente

Rektorja në kërkim për ryshfet, kreu i sindikatës së punonjësve të Universitetit të Shkodrës: Duhet ndërhyrje urgjente

10:48, 27/06/2023
A+ Aa A-

Pezullimi i rektores së Universitetit të Shkodrës, reagon Peter Saraçi, kryetar i sindikatës së punonjësve në universitet. Përmes një deklarate për mediat, Saraçi ka kërkuar marrjen e masavetë menjëhershme për t'i dhënë fund korrupsionit në Universitetin e Shkodrës.

Saraçi: Shpreh indinjatën për drejtuesit e universitetit. Kërkojnë ta kalojnë në heshtje, kërkohet ndërhyrje emergjente, një situatë e turpshme dhe absurde.

Kërkojmë mbledhjen e senatit, pezullimin e 2 personave në video, priten edhe publikime të tjera në media. Të merren masa.

Situatë e vështirë në universitet, nuk dihet çfarë po ndodh. Nuk besoj në zgjidhje te organet e drejtësisë.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë me drejtues te institucionit kjo gjë. Rektorja duhej ishte dorëzuar. Shpresoj të mos dëmtojë në regjistrimet e reja për universitetin.

Policia ka bërë të ditur se është shpallur në kërkim rektorja e Universitetit të Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi, pasi akuzohet se mori para për të favorizuar nëpërmjet notave studentët.Në gjendje të lirë është proceduar edhe pedagogia Donalda Laçej, e cila ishte po ashtu protagoniste në video. Rektorja u pezullua më herët me vendim të Ministrisë së Arsimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco