Operacion i SPAK/ 20 urdhër-arreste ndaj një grupi të strukturuar kriminal

10:43, 27/06/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë një operacion ndaj një grupi kriminal të trafikut të drogës.

SPAK ka lëshuar 20 urdhër arreste për trafik narkotikesh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane, në disa qytete si Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë e Korçë.

Lidhur me operacionin pritet të ketë edhe një konferencë për mediat në SPAK ku do të jepen detajet lidhur me identitetet e personave të arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco