Gjici përballet me Kaçin në GJKKO: E mora dënimin, rashë në kurthin e atyre që s’më duan! Ja ku ishte instaluar përgjuesi

Gjici përballet me Kaçin në GJKKO: E mora dënimin, rashë në kurthin e atyre që s’më duan! Ja ku ishte instaluar përgjuesi

08:28, 27/06/2023
A+ Aa A-

Dy protagonistët e video-skandalit seksual në zyrën e Bashkisë së Kukësit kanë dalë dje para GJKKO-së. Ata janë njohur me masën e sigurimit personal, ndërkohë që kanë folur edhe para Gjykatës.

Safet Gjici ka pretenduar se ai e ka marrë tashmë dënimin dhe ndëshkimin për atë që ka bërë, ndërkohë që gruaja që regjistroi momentet intime në zyrën e kryebashkiakut që priste të prezantohej për betimin si kryebashkiaku vijues për Kukësin i ka thënë gjykatës që kishte dëgjuar se këto gjëra bëheshin nëpër zyra dhe ndaj kishte tentuar të kryente një investigim. Ajo gjithashtu ka qenë edhe në dijeni të kujdesit të Gjicit ndaj sigurimit që personat që e takonin në zyrë të mos kishin asnjë send të panjohur për të me vete, ndaj ajo e dinte që mund të mos lejohej të hynte me çantë brenda. Për pasojë, pajisjen, që mendohet se është e thjeshtë të gjendet dhe të blihet e ka instaluar në gotën e kafesë, të cilën e ka porositur në një kafene në afërsi të Bashkisë.

SPAK ende nuk ka hedhur dritë mbi shumë pyetje që ngrihen në lidhje me veprimin e bërë nga gruaja, e cila në dëshminë e saj nuk është se ka përfshirë persona të tjerë që ta kenë shtyrë të realizojë videon. Madje, SPAK ende nuk ka mësuar as se si u shpërnda në rrjete sociale materiali i dalë nga ajo kamera, ndërkohë që në dëshminë e gruas të shpërndarë ditëve të fundit, është mësuar se ajo ka thënë se kishte pretenduar se Gjici e donte, por ka shkuar e pajisur me regjistrues, pikërisht për të realizuar edhe atë që çoi në pranga kryebashkiakun e rizgjedhur socialist.

Masa

Ajo që ra në sy ditën e djeshme ishte vetëm momenti që Alma Kaçi hyri në Gjykatë. Ajo iu shmang sa mundi kamerave për të mos i kapur fytyrën duke përdorur çantën e saj, si dhe një kapele me numrin 69, i cili dukej si mesazh i qartë. Ajo refuzoi të fliste, por avokatja e saj kërkoi që klientes t’i hiqej masa “Arrest shtëpie’ e vendosur nga gjykata për shkak se nuk ka kush të punojë dhe të sjellë të ardhura në shtëpi përveç saj.

Policia që e shoqëronte gruan, protagoniste të asaj videoje që tronditi vendin, u përpoq ta mbronte që imazhi i saj i djeshëm të mos bëhet publik, ndonëse ajo pretendohet se e ka realizuar vetë dhe me qëllim konkret investigimi materialin filmik që u hodh në internet. Gjici u la në arrest me burg, ndërkohë që ai iu drejtua GJKKKO-së: “Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin. Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore jam dakord me qëndrimin e avokatit”, ka thënë Gjici.

Edhe 40-vjeçarja Alma K. i ka qëndruar dëshmisë së saj të mëparshme, duke thënë se ka pasur lidhje me Gjicin dhe se ajo donte që të favorizohej nga Gjici që të merrte tenderin për qentë, për të cilin kishte paraqitur edhe projektin. Para GJKKO-së, ajo është shprehur se herën e parë që e ka takuar Gjicin ai e ka ngacmuar seksualisht. Në takimin e dytë ajo ka thënë se ka kryer marrëdhënie me dëshirë, por vendosi që ta filmojë. “Kisha një projekt, merresha me qentë, kam pas lidhje me zotin Gjici.

Kur shkova herën e parë ai më ngacmoi seksualisht, në takim e dytë marrëdhënien e kam kryer me dëshirë, por vendosa ta filmoj”, ka thënë ajo. Para gjykatës, ajo ka dhënë një version të ri se përse kishte vendosur të filmonte kryebashkiakun. Përveç projektit të qenve ku pretendon se kishte 20 të tillë që kujdesej, 40-vjeçarja ka deklaruar se ishte investiguese private dhe punonte me kohë të pjesshme në të zezë. “Kisha dëgjuar se në zyra bëheshin këto gjëra dhe e investigova”, mësohet të ketë thënë ajo teksa është pyetur se përse kishte filmuar skenën seksuale në zyrën e Gjicit.

40- vjeçarja nuk ka pranuar të japë shpjegime se si u shpërnda materiali dhe nëse kishte persona që e kishin porositur meqë ajo punonte privatisht edhe si investiguese. Avokatja e 40-vjeçares tha për mediat se nuk duhet të ketë masë sigurie për Almën, pasi ajo ka një fëmijë të mitur 12-vjeç dhe nënën e sëmurë, dhe është e vetmja që sjell të ardhura në familje. “Përfundimisht, i kërkova Gjykatës që klientja ime të jetë pa masë ose në ndryshim nga arresti shtëpie të jetë me detyrim paraqitjeje. Sepse ka një fëmije të vogël 12 vjeç, si dhe ka të nënën sëmurë. Ajo është e vetmja që sjell të ardhura në familje”, tha avokatja e Alma K. Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, thuhet se 40-vjeçarja e kishte vendosur mekanizmin përgjues brenda gotës prej kartoni me pije freskuese.

Bie në sy fakti, se ish-kryebashkiaku Gjici, ruhej dhe tregohej mjaft i kujdesshëm për njerëzit që futeshin në zyrën e tij. Ai i kishte kërkuar 40-vjeçares Alma K., që çelësat e makinës dhe celularin t’i linte në sekretari, por ajo kishte arritur që të vendosë kamerën brenda gotës dhe filmoi të gjithë aktin seksual.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco