FOTO-EMRI/ U godit 4 herë me pistoletë duke pirë kafe, zbardhet identiteti i të plagosurit në Vlorë

FOTO-EMRI/ U godit 4 herë me pistoletë duke pirë kafe, zbardhet identiteti i të plagosurit në Vlorë

12:51, 26/06/2023
A+ Aa A-

Tonin Ramaj, 33 vjeç është personi i plagosur, banor i lagjes Pavarësia ku ndodhi edhe atentati ndaj tij në Vlorë.

Mendohet se 33 vjeçari është qëlluar 4 herë me pistoletë.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke kqyrur kamerat e sigurisë, pasi ka shoqëruar dhe disa persona që mund të kenë qënë në vendin e ngjarjes ku ndodhi plagosia.

Tonin Rama ishte duke konsumuar kafe në ambientet e jashtëme të lokalit. Në atë moment e kanë goditur disa herë me armë, por ai ka marrë vetëm një plumb në këmb.

Burimet e policisë konfirmojnë që Ramaj ka patur edhe më parë probleme me ligjin.

Vlorë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco