VIDEO e Gjicit/ Zbulohet vendi ku e kishte fshehur kameran Alma Kaçi

10:46, 26/06/2023
A+ Aa A-

Zbulohet vendi ku e kishte fshehur kameran Alma Kaçi.

Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda gotës prej kartoni me pije freskuese.

Bie në sy fakti, se kryebashkiaku Gjici, tregohej i kujdesshëm për njerëzit që futeshin në zyrën e tij, pasi çelësat e makinës dhe celularin Alma Kaçit i ishte kërkuar t'i linte në sekretari.

Hetimet për Safet Gjicin nisën disa ditë më parë pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike, ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me shtetasen Alma Kaçi.

Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga Bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës. Menjëherë më pas, Gjici thërret në zyrë një nga vartësinë e tij që të merret me dokumentacionin që do dorëzojë Alma Kaçi.

Të gjitha këto veprime të kryera në harkun kohor të pak minutave, sipas SPAK kanë ngritur dyshimet se ish-kryebashkiaku dhe gruaja në video kanë konsumuar veprën penale të korrupsionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco