FOTOLAJM/ Momenti kur grabitësi i pikës së valutës largohet me biçikletë

FOTOLAJM/ Momenti kur grabitësi i pikës së valutës largohet me biçikletë

10:32, 26/06/2023
A+ Aa A-

Policia vendore e Tiranës në bashkëpunim me Komisariatin nr. 6 vijojne hetimet lidhur me ngjarjen e regjistruar të shtunën në një pikë këmbimi valute ku një person i maskuar dhe me arme grabiti rreth 30 mijë euro në Astir.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pistat ku po hetohen janë 2.

E para është ajo e cila dyshohet se autori ka planifikuar grabitjen dhe e ka realizuar atë i vetëm. Dyshohet se mund të ketë qenë në ambientet e pikës së këmbimit valutor më herët duke u futur si klient dhe ka studiuar ambientet dhe zonën, kjo për shkak se ai është kujdesur që të mos ketë shumë lëvizje dhe ora e grabitjes ka qenë rreth 8 të mëngjesit.

Ndërkohë të njëjtat burime thonë për Syri TV se nuk përjashtohet as pista e ndonjë bashkëpunimi apo plani me ndonjërin nga punonjësit, këta të fundit ditën e djeshme janë vënë nën hetim nga drejtoria e Tiranës dhe vijojnë verifikimet.

Burimet thonë se hetimet janë duke vijuar intensivisht duke lënë të hapur mundësinë se mund të ketë një të dyshuar apo shpallur në kërkim. Ndërkohë sa i përket biçikletës me të cilin ka lëvizur autori, po kryhen verifikime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco