Lirohen tre policët që u rrëmbyen nga forcat serbe në veri të Kosovës

Lirohen tre policët që u rrëmbyen nga forcat serbe në veri të Kosovës

10:18, 26/06/2023
A+ Aa A-

Tre policët që u rrëmbyen në veri të Kosovës, janë liruar sot, raporton Gazeta Express.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Ata dolën sërish sot para Gjykatës së Kralevës në Serbi, ku edhe u mor vendimi për lirimin e tyre.

Rrëmbimi i tre policëve i rriti edhe më shumë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vazhdimësi kërkoi lirimin e menjëhershëm të tre policëve.

Ai në deklarimin e tij të fundit tha se Serbia ka kryer agresion ndaj shtetit të Kosovës.

Gjithashtu edhe ndërkombëtarët kanë kërkuar lirimin pa kusht të tre policëve. Më te zëshëm në kërkesën për lirimin e tyre kanë qenë amerikanët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco