DETAJE/ Humbi jetën në aksident, polici po lëvizte në korsinë e gabuar

DETAJE/ Humbi jetën në aksident, polici po lëvizte në korsinë e gabuar

16:59, 25/06/2023
A+ Aa A-

Një punonjës policie ka mbetur i vdekur pasi mjeti i tij është përplasur me një trajler në aksin Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Neviçisht.

Mësohet se mjeti i tonazhit të rëndë po udhëtonte nga Korça në drejtim të fshatit Pojan, ndërsa mjeti i vogël nga Zëmblaku, në drejtim të Korçës.

Policia beri të ditur se mjeti me drejtues oficerin e Policisë së Pikës Kufitare Goricë, Ilir Duni, po ecte në krahun e kundërt të rrugës nacionale, ndërkohë që Vaskë Çunoti drejtues i mjetit të tonazhit të rëndë, për të shmangur goditjen ka kërkuar ta kalojë mjetin trajler në krahun e kundërt të aksit rrugor.

Devijim ky që nuk ka arritur të shmangë përplasjen.

Nga përplasja, mjeti është përfshirë nga flakët dhe është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës. Goditja ka qenë aq e fortë sa 62 vjeçari Ilir Duni, që udhëtonte i vetëm në mjet, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e trajlerit për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco