Safet Gjici rrezikon deri në 12 vite burg, ish kryebashkiakut të Kukësit pritet t’i komunikohet masa e sigurisë

Safet Gjici rrezikon deri në 12 vite burg, ish kryebashkiakut të Kukësit pritet t’i komunikohet masa e sigurisë

15:42, 25/06/2023
A+ Aa A-

Safet Gjici, tashmë i arrestuar pritet të njihet me masën e sigurisë, një vendim që do t’i komunikohet nga Gjykata e Posaçme. Nën akuzën e korrupsionit pasiv, SPAK urdhëroi vendosjen e prangave ndaj ish kryetarit të bashkisë së Kukësit, i cili aktualisht gjendet ne qeli.

Pritet që mbrojtja t’i kërkojë gjykatës një masë më të butë sigurie me ragumentin se ish drejtuesi i bashkisë Kukës ka probleme shëndetësore që ia bëjnë të pamundur qëndrimin në burg.

Ndaj Safet Gjicit, SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit pasiv, një vepër penale kjo e cila parashikon nga 4 deri në 12 vjet heqje lirie. Kjo akuzë u ngrit pas daljes së videos së dytë, ku Gjici i premtoi vajzës me të cilën kreu marrëdhënie në zyrë se do t’a favorizonte në përfitimin e një tenderi për sterilizimin e qenëve të rrugës.

Edhe Alma Kaçi, protagonistja e videos, u arrestua te shtunen në Shkodër për korrupsion, e më pas u dërgua në Durrës, që të presë gjithashtu masën e sigurisë.

Safet Gjici u shkarkua pak ditë më parë nga detyra dhe pas video skandalit me përmbajtje erotike që bëri xhiron e rrjetit, ai njoftoi menjëherë dorëheqjen dhe kërkoi falje, duke nënvizuar se kishte rënë në kurthin e kundërshtarëve të tij politikë. Nga reagimi i tij në rrjetin social Facebook, SPAK po heton edhe çështjen e një shantazhi të mundshëm ndaj ish kryetarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco