Arrestimi i Gjicit nga SPAK/ VOA: Videoja e plotë zbardhi korrupsionin

09:15, 25/06/2023
A+ Aa A-

Në Shqipëri, kryetari i dorëhequr i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, u arrestua pasditen e së shtunës, nën akuzën për korrupsion, me urdhër të Prokurorisë Speciale për Krimin e organizuar dhe Korrupsionin. Hetimi ndaj tij nisi javën e shkuar menjëherë pasi në rrjetet sociale u publikua një video në të cilën ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e tij. Kjo e fundit po ashtu ka përfunduar ne arrest shtëpie, edhe ajo e dyshuar për korrupsion.

Zoti Gjici, i cili mori një mandat të ri në krye të Bashkisë së Kukësit në zjedhjet e 14 majit, rezulton të jetë filmuar në zyrën e tij në datën 6 qershor, rreth orës 16.00. Pak pas publikimit të videos, ai njoftoi dorëheqjen përmes një postimi në Facebook si “një detyrim minimal” e duke kërkuar ndjesë publike ndaj “kujtdo që ka parë atë material të shëmtuar video”. Qeveria po ashtu njoftoi se kishte vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

Zoti Gjici e konsideroi ngjarjen një kurth të ngritur nga kundërshtarët politik, ndërsa shruajti se “fatkeqësisht unë rashë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje”.

Ai po ashtu, deklaroi se “prej disa kohësh kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”. Por kjo duket të ketë qenë një përpjekje për të shmangur pikërisht akuzën për të cilën ai u arrestua sot. Në fakt publikimi i plotë i videos, dëshmoi se pas kryerjes së marrëdhënies seksuale, ai bisedon me gruan, për financimin nga ana e Bashkisë të një projekti të saj për sterilizimin e qenve të rrugës. Madje ai thërret në zyrë nënkryetarin e Bashkisë, duke i kërkuar të ndjekë praktikën për miratimin e projektit.

Prokuroria e Posaçme ndërkohë po vijon hetimin për të zbardhur të gjithë situatën, që nga arsyet e filmimit në zyrën e tij nga ana e gruas, publikimit, apo dhe nëse përmes videos, ka patur përpjekje për ta shantazhuar kryetarin e Bashkisë./VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco